Vleron Aruqi, me prejardhje nga Kosova, po shënon një tjetër hap në angazhimin e tij publik në Gjermani, duke kandiduar në vendin e parë të listës “International für Regensburg” për Këshillin e Integrimit në qytetin e Regensburgut.
Dokumentet e para të votimit tashmë kanë filluar të dërgohen, duke shënuar nisjen e procesit zgjedhor për këtë këshill.
Aruqi ka bërë të ditur se dokumentet e para të votimit tashmë kanë filluar të dërgohen, duke shënuar kështu nisjen e një etape të rëndësishme drejt zgjedhjeve për këtë këshill.
Ai kandidon në pozitën e parë me numrin 301 – Vleron Aruqi, ndërsa thekson se kandidatura e tij synon të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në jetën publike të qytetit.
Prej disa vitesh, Aruqi është i angazhuar në politikën rinore dhe atë komunale. Ndër përvojat e tij përfshihen angazhimi në kryesinë e Këshillit të Rinisë së Qytetit, shërbimi i mëparshëm si nënkryetar i Këshillit Rinor, si dhe përfaqësimi i Regensburgut në konferenca evropiane të të rinjve.
Këto përvoja synon t’i vërë në shërbim të Këshillit të Integrimit, me fokus në një shoqëri ku secili individ vlerësohet për aftësitë, përvojën dhe angazhimin e tij, pavarësisht prejardhjes.
Përmes një mesazhi publik, Vleron Aruqi ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje dhe besim në këtë garë përfaqësimi.






