Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 708 raste të reja me këtë virus.
Rastet e konfirmuara vijnë nga gjithsej 4 mijë e 485 testime.
Ndryshe, gjatë 24 orëshit të fundit janë shëruar edhe 293 persona.