-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Shpëtohen alpinistët e bllokuar në Majën e Jezercës në Shqipëri, mori pjesë edhe ekipi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës

- Advertisement -

Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

Në operacionin e kërkim shpëtimit  sipas Top Channel mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.

Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit