15.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Shpërthimet e luftës, NEXTA: Mbi 3 000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

- Advertisement -

Mbi 3,000 delfinë në Detin e Zi kanë ngordhur si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët ukrainas që punojnë në  parkun kombëtar  natyror “Tuzlovsky Lymans”.

NEXTA raporton se shpërthimet po i pengojnë që të gjejnë ushqim ndërsa shton se numri i delfinëve të gjetur të ngordhur në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë, përveç Ukrainës është në rritje.

Ngordhja e papritur dhe misterioze e kaq shumë gjitarëve detarë po shkakton shqetësim në komunitetin shkencor, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin druajtjet se lufta e Putinit në Ukrainë mund të ndikojë gjithnjë e më shumë gjallesat e Detit të Zi.

Luftimet përgjatë vijës bregdetare të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore dhe kanë ndikuar në ekosistemin e delfinëve, thonë shkencëtarët. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit