15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Shpërthen zjarri në një ndërtesë të shërbimit sekret të Rusisë në Rostov (Video)

- Advertisement -

Një ndërtesë që shfrytëzohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) në qytetin jugor rus, Rostov, është kapluar nga zjarri.

Në pamjet dramatike të publikuara në rrjete sociale shihet një shtëllungë e madhe e tymit të zi duke dalë nga ndërtesa, ndërsa tymi shihet në mbarë qytetin, raporton televizioni BBC.

Banorët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para zjarrit.

Mediet ruse raportuan për këtë zjarr duke i cituar shërbimet emergjente, duke thënë se ndërtesa i përket sektorit rajonal për patrullim kufitar.

FSB-ja është shërbim për siguri të brendshme në Rusi dhe është përgjegjëse për kundërzbulim, siguri kufitare dhe kundër-terrorizëm.

Ekipet emergjente ndodhen në vendin e zjarrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit