14.6 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

A po rrezikohet përjashtimi i futbollit të Kosovës nga FIFA – A është ndërhyrje e politikës mosrilicencimi i FFK?!

- Advertisement -

Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, gjatë kongresit që po e mbanë në Afrikë, mori vendim për përjashtimin e dy federatave.

Sri Lanka dhe Zimbabve pësuan keq për shkak të përzierjes së politikës në punën autonome të këtyre federatave.

FIFA është e pakompromisë në këto veprime, ndërsa autoritetet edhe në vendin tonë duhet të jenë tejet të kujdesshme.

Zhagitja e rilicencimit të FFK-së mund të konsiderohet alarm për futbollin kosovar si ndërhyrje.

FFK përkundër që i lejohet të organizoi aktivitetin, nga mos-licencimi dëmtohen klubet, pasi me apo pa të drejt nuk i lëshohen vërtetime për lirime nga tatimi të sponsorëve sipas Ligjit të sponsorizimit të sportit.

Kushtet e licencimit nuk shihen në asnjë vend së paku të rajonit, derisa MKRS nuk ēshtë në gjendje së paku të merr një vendim.

Zhagitja veç krijon telashe momentale e sikur i shkon për shtati dikuj që me çdo kusht do t’i fusë duart në FFK. Poqëse merret vendimi për mos-licencim, atëherë gjykata ia hedh poshtë, duke e ditur se udhëzimi administrativ has në kundërshtim me ligj e kushtetuten, andaj krijojnë amulli, ama si zv.Daulina Osmani e cila nuk përton të dal në TV për këto tema, nuk sqaron dhe nuk ndihmon në këtë drejti, por duket se MKRS ka hyrë rrugës pa krye!

Është koha e fundit, që MKRS të veproi në rilicencimin e FFK-së, përndyshe futbolli i Kosovës rrezikon edhe përjashtimin.

Këtë muaj nis kampanja eliminatore e Kombëtares së Kosovës për Euro 2024 dhe i gjithë përqendrimi duhet të jetë aty e jo te kërkesat e pakuptimta të cilat e ngulfatin futbollin.

Sqarim:

Ligji i sponsorizimit për sport është votuar në Kuvendin e Kosovës, për ta lehtësuar mbajtjen e aktivitetit sportiv. Me këtë ligj përfitojnë edhe klubet, shkollat apo ojq të cilat mbajnë aktivitet por nuk janë fare pjesë e federatave, ky fakt dëshmon se udhëzimi administrativ është i kundëligjshëm, pasi klubet janë subjekte të ndara. /AlbanianNews

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit