Një mjet i dyshuar ka shpërthyer mbrëmë në Mitrovicë të Veriut me ç’rast janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.
Njësitet relevante janë duke e trajtuar rastin.
“Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së.