Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

- Advertisement -

Ka përfunduar protesta e mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestën e gjashtë me radhë morën pjesë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Pjesë e protestës ishte edhe gjenerali Kudusi Lama, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputeti Nait Hasani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe figura të tjera politike.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo ishte nata e gjashtë e protestave që po mbahen në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Të ngjashme

Të fundit