Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për rastin e vrasjes së Diana Kastratit.
Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026.
Jashari kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë në lokalizimin e tij.
Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.







