Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili bënë pjesë te “grupi i Shqipërisë”, së bashku me Dejona Mihalin e Elvis Hoxhën, e që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në Vetëvendosje, ka eskaluar totalisht, në një shkrim të tij në Facebook. Ai pretendon se “Lëvizja separatist e Sami Lushtakut është për ndarjen e Drenicës nga Kosova”. Ndryshe Feraj më parë e kishte fyer rëndë edhe Ramush Haradinajn.
Postimi i plotë:
Lëvizja jonë separatiste ka qenë për ndarjen nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë.
Lëvizja separatiste e Sami Lushtakut dhe skllevërve të tij është për ndarjen e Drenicës nga Kosova! Precedent i tillë ka qenë vetëm Republika separatiste e Mirëditës (1921).






