Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC 2 Korriku për suksesin e dyfishtë në futbollin e vajzave, pasi u shpall kampion në Ligën e Parë me ekipin e senioreve dhe njëkohësisht triumfoi edhe në BPB Liga U17 Grupi A.
Ai vlerësoi se ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar, vizionit të qartë dhe investimit të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit të vajzave. Ademi theksoi se klubi, krahas akademisë së njohur në futbollin e djemve, që nga viti 2020 ka ndërtuar edhe një projekt serioz për vajzat, duke arritur tashmë promovimin në Superligën e Kosovës.
Në urimin e tij, Ademi përgëzoi futbollistet, trajnerët dhe stafin drejtues për arritjet, duke theksuar se puna afatgjatë me talentet gjithmonë shpërblehet.
Urimi i plotë:
Urime FC 2 Korriku titulli i kampionit në Ligën e Parë dhe në BPB Liga U17 Grupi A 🏆💛💙
FC 2 Korriku e mbyll këtë edicion të garave në futbollin e vajzave me triumf të dyfishtë, duke u shpallur kampion me ekipin e senioreve në Ligën e Parë, me çka promovohet në Superligë, si dhe duke u shpallur kampion në BPB Ligën U17 – Grupi A.
Ky sukses është rezultat i një pune të përkushtuar, vizionit të qartë dhe angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të vajzave.
Krahas akademisë së suksesshme ndër vite në futbollin e djemve, FC 2 Korriku që nga viti 2020 ka nisur punën edhe me talentet vajza të kryeqytetit, duke ndërtuar një ekip konkurrues dhe tashmë pjesë të elitës së futbollit kosovar.
Përgëzime për futbollistet, trajnerët, stafin drejtues dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Ky sukses është dëshmi se puna me talentet dhe përkushtimi afatgjatë gjithmonë shpërblehen.
Ju dëshiroj shumë suksese në Superligë dhe një rrugëtim me rezultate e arritje të reja në futbollin e vajzave.
Urime! ⚽️🎉👏






