Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme në Venezuelë ka shkuar në 3.535, thanë të hënën autoritetet, ndërsa gati 18 mijë njerëz mbeten të pastrehë më shumë se një javë pas katastrofës që i goditi kryeqytetin dhe zonat e afërta bregdetare.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, tha se të dhënat më të reja zyrtare tregojnë se 16 mijë e 740 njerëz kanë pësuar lëndime e 18 mijë e 854 kanë mbetur pa strehë pas tërmeteve të 24 qershorit, me fuqi prej 7,2 dhe 7,5 shkallësh, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Numrat e rinj e nënvizojnë nivelin e katastrofës në Karakas dhe La Guaira, zona bregdetare që është goditur më së shumti, përderisa shtohen kritikat ndaj reagimit të Qeverisë.
Autoritetet thanë se të paktën 12 mijë e 800 njerëz ishin duke qëndruar në 80 strehimore në Karakas dhe La Guaira.
Kombet e Bashkuara thanë se po vazhdonin që t’i shtonin operacionet e ndihmave në bashkërendim me Qeverinë në Karakas.






