Kosova ka siguruar pesë medalje në garat e xhudos në Taranto të Italisë.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Albin Kurti, ka uruar sportistët për suksesin e arritur përmes një postimi në rrjetet seociale.
Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj kanë siguruar medalje të bronzta.
Kurti ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e sportistëve, trajnerëve dhe gjithë ekipit të xhudos, duke veçuar kryemjeshtrin Driton Kuka dhe trajneren Majlinda Kelmendi.
“Xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari”, ka shkruar Kurti.






