16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Shkëlqen Thuram, Interi ia bën bajat Atalantës

- Advertisement -

Zikaltrit pasi e nisën me barazim në ndeshjen hapëse, tani kanë shënuar edhe fitoren e dytë radhazi, me Marcus Thuram që po tregon formë të jashtëzakonshme në sezonin e ri.

Marcus Thuram of FC Internazionale celebrates after scoring his team's fourth goal during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta at...

Skuadra e Simone Inzaghit e dominoi krejtësisht takimin, duke pasur posedimin e topit në kontroll, teksa edhe shumë raste të krijuara, për dallim nga Atalanta që vetëm një herë gjuajti në portë edhe atë në pjesën e parë.

Goli i parë i Interit erdhi në minutën e katërt, kur Thuram tentoi të asistonte në zonë, por Berat Gjimshiti e devijoi topin për të shënuar autogol, për 1:0.

Gjashtë minuta më vonë, ylli italian, Nicolo Barella, shënoi gol të bukur nga distanca, për të dyfishuar epërsinë.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 2:0, teksa zikaltrit vazhduan të shënoin edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Dy minuta pasi rifilloi takimi, Marcus Thuram, shënoi golin e tij të parë të mbrëmjes, pas një gabimi në mbrojtje të Atalantës, për rezultatin 3:0.

Në minutën e 56-të, Thuram, shënoi golin e dytë personal, sërish pas një reagimi jo të mirë në mbrojtje të mysafirëve, për rezultatin përfundimtar 4:0.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me një gol të anuluar të Dimarcos për pozitë jashtë loje.

Interi iu gëzua tre pikëve të radhës në Serie A, ku tashmë ka shtatë pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit