Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës së nivelit të katërt, Barbastro, për të kaluar në 1/8 e finales të Kupës së Mbretit.
Katalunasit fituan me rezultat 4:0, në një ndeshje ku shkëlqeu Robert Lewandowski me dy gola të realizuar.
Ashtu siç pritej, skuadra e Hansi Flick, dominoi krejtësisht takimin, si në posedim, ashtu edhe në krijim të rasteve.
Goli i parë u shënua në minutën e 21-të nga Eric Garcia.
Lewandowski e dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.
Ylli polak shënoi golin e dytë personal vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, për rezultatin 3:0.
Për rezultatin përfundimtar 4:0 u kujdes, Pablo Torre, i cili shënoi në minutën e 56-të.
Me këtë fitore të thellë, Barcelona, kalon në 1/8 e finales të Kupës së Mbretit, ku do të presë për të mësuar kundërshtarin.