0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Shkarkimi i udhëheqësve të sindikatës së minatorëve, Hoti: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të menaxhmentit të Trepçës që suspendoi udhëheqësit e sindikatës së minatorëve.

Hoti në Facebook tha se ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë.

“Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi”, tha Hoti.

Derisa sipas Hotit tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur një zgjidhje.

Pasi sipas tij, shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha.

“Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët. Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, tha tutje ai./teve1.info./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit