8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Shifra marramendëse, ja sa i ka kushtuar qeverisë britanike funerali i mbretëreshës Elizabeth II

- Advertisement -

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i mbajtur më 19 Shtator 2022 dhe ceremonitë mortore që pasuan në ditë me radhë gjatë periudhës së zisë kombëtare, i kushtuan qeverisë rreth 162 milionë £.

Gjatë kësaj kohë, qindra-mijëra njerëz vizituan Westminsterin për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II.

Kostot më të mëdha u mbuluan nga Home Office (74 milionë £) dhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit (57 milionë £). Kryesekretari i Thesarit. John Glen, u shpreh se prioriteti i qeverisë ishte të sigurohej që ngjarja të zhvillohej pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar sigurinë e popullit në çdo moment.

Në një deklaratë, Glen tha se Thesari kishte siguruar fonde shtesë aty ku ishte e nevojshme dhe qeveritë skoceze, Uellsiane dhe Irlandës së Veriut ishin rimbursuar totalisht për kostot e tyre përkatëse.

Kostot e vlerësuara përfshijnë:

Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport – 57.42 milion £

Departamenti i Transportit – £ 2,565 milion

Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development – 2.096 milion £

Home Office – 73.68 milion £

Ministria e Mbrojtjes – £ 2,890 milion

Zyra e Irlandës së Veriut – 2.134 milion £

Qeveria Skoceze – 18,756 milion £

Qeveria e Uellsit – 2.202 milion £

Gjithsej – 161.743 milion £

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, më 8 Shtator 2022 në moshën 96-vjeçare, Mbretëria e Bashkuar shpalli 10 ditë zie kombëtare.

Mijëra qytetarë u mblodhën në radhë për të bërë nderimet e tyre për Mbretëreshën Elizabeth II. Njerëzit u rreshtuan në Londër në të gjitha orët e ditës, shpesh në temperatura të ftohta, për të bërë nderimet e tyre, përfshirë edhe emra shumë të njohur në mbarë botën./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit