SHBA-ja mesazh presidentes së re: Gati për bashkëpunim me Shiroka-Pulën

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka- Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës.

“Ambasada amerikane mezi pret të punojë me Justina Shiroka-Pula, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin reciprok”,thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit