10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

ShBA, gjykatësi i ndalon ish-presidentit Trump të flasë publikisht për proceset penale

- Advertisement -

Një gjykatës ia ndaloi ish-presidentit Donald Trump të flasë publikisht për një çështje penale ndaj tij që pritet të fillojë më 15 prill. Zoti Trump e ka të ndaluar të flasë për dëshmitarët, prokurorët, personelin e gjykatës dhe anëtarët e jurisë. Gjyqtari Juan Merchan ka përmendur si argument rastet e mëparshme kur ish-Presidenti ka bërë deklarata publike “kërcënuese, nxitëse apo denigruese” për njerëzit e përfshirë në proceset ligjore me të cilat përballet.

Ky urdhër nuk është ndalimi i parë i këtij lloji. Një vendim i ngjashëm i është dhënë atij edhe për çështjen penale në Uashington ku përballet me akuzën për përpjekjet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat ai i humbi.

Avokatët e zotit Trump argumentuan se një urdhër i tillë do të shkelte të drejtën e tij për fjalën e lirë, të garantuar nga Kushtetuta amerikane, duke e lënë atë të pambrojtur, siç thonë ata, ndaj sulmeve nga kundërshtarët politikë për këtë çështje.

Gjyqtari Juan Merchan më 7 mars kishte vendosur që anëtarët e jurisë të mbesin anonimë për publikun, pasi prokurori që ka bërë padinë Alvin Bragg vuri theksin tek e kaluara e zotit Trump i cili është tallur publikisht me anëtarët e jurisë në proceset e tjera.

Rasti i ngritur nga Prokurori Bragg është një nga katër paditë penale me të cilat përballet kandidati republikan për president. Zoti Trump i cilëson të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.

Por rasti që ka të bëjë me pagesën për aktoren e filmave pornografik, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj për lidhjen e dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump, do të nisë më 15 prill.

Kjo çështjet do të bëhet kështu procesi i parë gjyqësor me të cilin do të përballet ish-Presidenti dhe mund të jetë i vetmi që merr fund para përballjes së zotit Trump me kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Joe Biden.

Ish Presidenti gjithashtu përballet me akuza penale në shtetin e Xhorxhias për përpjekjet e dyshuara të tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, dhe akuza penale federale në Florida për marrjen e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë më 2021.

Në një çështje civile të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut e gjobiti zotin Trump me 15,000 dollarë vitin e kaluar për shkeljen e dyfishtë të një urdhri kundër të folurit publikisht për personelin e gjykatës.

Zoti Trump po apelon vendimin për çështjen ku u dënua me mbi 454 milionë dollarë për fryrje të vlerave të pronave të familjes së tij për të mashtruar huadhënësit. Më 25 mars, Gjykata e apelit në Nju Jork vendosi të shtyjë ekzekutimin e vendimit të gjobës prej 454 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit Donald Trump, nëse ai arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve. /VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit