7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Nominimi i Bedri Hamzës për kryeminister, Shoshi-Musliu: Kjo dëshmon se PDK ka guxim dhe vizion për të ardhmen

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) një ditë më parë ka nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të Kosovës. Deputetja e kësaj partie Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nominimi për kryeministër i një personaliteti si Bedri Hamza, dëshmon se PDK qëndron fortë në trashigiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen.

Nominimi për kryeministër i një personaliteti si Bedri Hamza, dëshmon se PDK qëndron fortë në trashigiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen”, ka shkruar Shoshi-Musliu në Facebook.

Postimi i plotë i Shoshi-Musliut:

Partia Demokratike e Kosovë, përherë në momente kritike, ishte forca politike e shpresës. Historia e re e Kosovës, tashmë ka shënuar emrat e personaliteteve që kanë bërë ndryshimet e mëdha në Kosovë.

Liria, Pavarësia e Shtet-ndërimi, ka në bosht njerëzit e guximshëm, me vizion të qartë si Presidenti- Hashim Thaçi dhe Kryetari- Kadri Veseli. Pandashëm, lidershipi i PDK-së, Kryetari-Memli Krasniqi po dëshmon qe ne po ringritemi për ti dhënë shpresë Kosovës.

Nominimi për kryeministër i një personaliteti si Bedri Hamza, dëshmon se PDK qëndron fortë në trashigiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen.

Urime Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza!

Na priftë e mbara!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit