7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, senatori Lieberman ishte mbështetës i fuqishëm i luftës sonë të drejtë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman.

Haradinaj vlerësoi ish-Senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri. Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

Shkrimi i plotë:

Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë.

Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit