18.7 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Shala: S’ka favor më të madh për mafinë energjetike sesa kjo qasje politike e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Deputetii Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se nuk ka favor më të madh për mafinë energjetike, sesa qasja politike që ndjek Qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit të Financave Hekurat Murati, rreth pakos mbështetëse për qytetarët.

Sipas tij, demanti më i mirë i këtyre të dhënave është sektori i energjisë, teksa ka shtuar se gjatë muajve të verës, Kosova është kthyer në importuesin më të madh të energjisë në rajon, në vend se ta eksportonte atë.

“Cila është e vërteta e deklaratave të Ministrit të Financave, rreth pakos mbështetëse për qytetarët? Demanti më i mirë dhe i matshëm, është sektori i energjisë. Brenda mandatit katër vjeçar, kjo Qeveri ka ndarë mjete mbi 650 milion euro mbështetje këtij sektori. Fatkeqësisht çmimet u rriten jashtë çdo niveli. Importet u rriten. Prodhimi vendor me shumë probleme. Qindra milion euro tendera njëburimorë në KEK. Vetëm gjatë tre mujve të verës, në vend që të eksportojmë energji, ne u kthyem në importuesin më të madh në rajon. Nuk ka favor më të madh që mund ti bëjmë mafias energjetike, sesa kjo çasje politike që po ndjek kjo Qeveri”, shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit