Analisti politik Mentor Shala, ka komentuar garën për kryetarin e ri të PDK-së.
Ai tha se nuk pret që gara të zhvillohet mes Përparim Grudës dhe Uran Ismajlit, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që në garë të hyjë edhe Enver Hoxhaj.
“Unë mendoj se PDK-ja është në kërkim të një personaliteti që do ta kishte konsensusin e plotë të të gjitha grupacioneve brenda partisë”, u shpreh Shala në Politiko në Kanal10.






