19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Shala kritikon Qeverinë për dinarin: Guvernatori i BQK-së, njeri politik i Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket vendimit për ndalimin e dinarit serb, duke thënë se në këtë mënyrë i kanë shkelur të gjitha parimet e tyre.

Në kuadër të diskutimit për takimin e djeshëm mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, Shala tha se kjo çështje s’është dashur të diskutohet në Bruksel.

Andaj, deputeti vlerësoi se kjo situatë do duhej të zgjidhej në koordinim me partnerët vendor e ndërkombëtar, kështu duke mos krijuar zhurmë e problematikë.

“Çështja e dinarit s’ka çka të negociohet në Bruksel. Mirëpo, kjo tashmë po ndodhë përkundër premtimeve, përkundër gjithë asaj që në të kaluarën Qeveria e ka proklamuar, si për çështje të brendshme që nuk do t’i bart negociatat jashtë vendit dhe nuk do të bisedojë me askënd. Tashmë për çështje krejtësisht të brendshme, krejtësisht të zgjidhshme, krejtësisht ligjore dhe kushtetuese, i ka bartur dhe po negocion në Bruksel. Pra, i ka shkelur të gjitha parimet, edhe ato që i ka premtuar tash së fundi para pak ditësh në deklarata. Kjo situatë është vazhdimësi e krijimit të krizave të brendshme, për t’i bartur pastaj në arenën ndërkombëtare diplomatike, gjegjësisht në nivelet e Bashkimit Evropian.  Parimisht, çështja e dinarit do të duhej të zgjidhej me një platformë të shtruar, me partnerët vendor dhe ndërkombëtar, me një afat të koordinuar pa krijuar këtë zhurmë e problematikë”, deklaroi Shala në emisionin “InfoNata”.

Më tej, Shala pretendoi se pjesëmarrja në takim e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmeti Ismaili, ka qenë me agjendë të shkruar e të caktuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Deri dje, qeveria në tërësi, kryesisht kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri, kanë folur në emër të BQK-së, sot e kanë dërguar njeriun e tyre politik, të cilin e kanë vendosur para pak muajsh në krye të BQK-së, pra Ismaili është kryesisht njeri politik. Ai është i dërguari i kryeministrit, me agjendë të shkruar e të caktuar”, potencoi tutje Shala në Tëvë1.

Pas takimit trepalësh, BQK-ja ka njoftuar se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk e kanë vënë në dyshim mandatin e BQK-së për rregullimin e çështjes së dinarit, por se brengat e tyre kanë të bëjnë me ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë.

Ndërsa, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka potencuar se takimi ishte një hap i parë rëndësishëm, por që shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit