28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Albion Rrahmani i pandalshëm, shënon dygolësh në fitoren ndaj Arad

- Advertisement -

Ylli kosovar Albion Rrahmani ka vazhduar me formën e mrekullueshme në Rumani, duke realizuar dy gola në triumfin e Rapid Bukureshtit ndaj UTA Arad.

Rapid mori tre pikët e plota pas një fitore bindëse 4:1 në shtëpi, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Rumanisë.

Pas vetëm disa sekondave, Rrahmani përfitoi nga një gabim amator në mbrojtje duke qenë i saktë nga afërsia me një vollej të bukur për të kaluar Rapidin në epërsi.

Vendasit vazhduan të dominojnë dhe ishte Badescu që dyfishoi epërsinë (13’).

Mysafirët filluan të kthehen në lojë krejt në fund, duke e ngushtuar epërsinë me Micovschin që u asistua nga Capusa (44’).

Megjithatë, me një tjetër aksion fantastik Rrahmani u përkujdes t’i qetësonte tifozët vendas pas asistimit të Bamgboye (82’).

Për fitoren, krejt në fund u përkujdes Burmaz (90+6’).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit