28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shefi i EULEX kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Shefi i Eulexit Giovanni Pietro Barbano, ka bërë një koment rreth çështjes së pronësisë së Manastirit të Deçanit.

Lidhur me këtë, ai shkroi se “vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit”.

I pari i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, përmendi vendimin e vitit 2016-të, duke thënë:

“Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”, tha ai.

Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit që disa vite është zgjidhur juridikisht, problematika mbetet e papërfunduar.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të Manastirit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit