8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shala: Islami para se me qenë fe është kulturë, por nuk është kulturë e jona

- Advertisement -

Historiani Azdren Shala, ka folur në Rubikon mbi relacionin e shqiptarëve me fenë.

Sipas tij, në vendin tonë ka tendenca që feja të bëhet mënyrë e organizimit shoqëror dhe politik, dhe këtu ndodh përplasja mes fesë dhe kombit shqiptar.

“Ku e sulmon, ose ku nuk shkojnë bashkë linja e fesë me kombin? Në momentin kur feja në këtë rast islami del jashtë çështjes shpirtërore dhe tenton të na bëhet mënyrë e organizimit shoqëror, dhe organizimit politik, atëherë shqiptaria me islamin i ndajnë punët, s’mund të shkojnë bashkë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se kombi shqiptar duhet të jetë mbi fe, dhe këtë e argumentoi duke thënë se islami para se të jetë fe është kulturë arabe.

“Islami para se me qenë fe është kulturë, si e tillë ajo mund të jetë më e mira në botë, por nuk është kulturë e jona, absolut jo, e bartë një kulturë tjetër, përmes shenjtërimit në zot arabët me Muhamedin e kanë bërë një invazion të madh në politikë me argumentin që kjo është feja e zotit e kanë shtrirë kulturën e tyre, ata kanë të drejtë, por çështja është a duhet ne me ra në atë kurth, prandaj mendoj unë se shqiptaria duhet me qenë mbi fe”, tha Azdren Shala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit