Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj Serbisë dhe qeverisjen e tyre.
Ai ka thënë se LVV-ja, derisa ishte në opozitë, kundërshtonte dialogun me Serbinë dhe importin e produkteve serbe, por sipas tij, pas ardhjes në pushtet “i ka bërë të gjitha”.
“Tash po del që edhe trenat po i servisojmë atje tinza!”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka kritikuar gjithashtu pushtetin për kontratat njëburimore, emërimet në borde dhe institucione, duke pretenduar se janë bërë në kundërshtim me premtimet për luftimin e korrupsionit dhe “çkapjen e shtetit”.
Në fund, Muharremi e ka cilësuar LVV-në dhe Kurtin si “një rrenë të madhe” dhe “mashtrim të jashtëzakonshëm të publikut”.
Postimi i plotë:






