12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

“Serbia na pranon de fakto”: Thaçi para gati 15 vitesh kërkonte “njohje de jure”

- Advertisement -

Artikulli po ripublikohet për nder të marrëveshjes së djeshme mbi Aneksin e Zbatimit që e bëri kryeministrin Kurti sërish të thoshte se Kosova po arrinte “njohje de fakto nga Serbia.

Çështja e mungesës së njohjes në propozimin evropian me të cilin është pajtuar kryeministri Kurti është kthyer në një debat të nxehtë kohët e fundit. Kurti pretendon se marrim njohje de fakto. Por, në fakt njohja de jure kërkohej tash e gati 15 vjet siç dëshmohet në tekstin e mëposhtëm.

Duke folur për çështjen e njohjes de jure nga Serbia, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti kaloi në disa banalizime të çuditshme në seancën e 2 marsit të Kuvendit të Kosovës.

“Dhe këtu nëse e vëreni, në fjalinë e katërt të preambulës thuhet “including the status questions”. Çështjet, jo çështja siç tha deputeti Abdixhiku. Çështjet. Pse? Sepse qysh në takimin e parë kur kam qenë në Bruksel me presidentin Vuçiq te Zyra e Borrellit në mes të qershorit të vitit 2021 unë kam thënë “Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë,” – tha Kurti.

Më herët ndërkohë, Kurti ka konsideruar që propozimi evropian në fakt i jep Kosovës njohjen de fakto.

Por, një gjë e tillë konsiderohej prej vitit 2008.

Thaçi kërkonte njohje de jure

Në një intervistë të dhënë më 24 dhjetor 2008, z. Thaçi shprehej që Serbia e njihte Kosovën ‘de fakto’ por duhej ta njihte edhe ‘de jure’.

Një koment të tillë ai e bëri derisa po pyetej se a ishte i gatshëm që të bisedonte sërish me Beogradin.

“Për integritetin territorial të vendit tonë, të shtetit tonë, në asnjë rrethanë dhe asnjëherë nuk do të ketë bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova e ka të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht integritetin territorial. Kosova si shtet, me këtë territor, është e njohur nga 53 shtete të fuqishme botërore…” – fliste z. Thaçi, për të vazhduar më pas edhe me fjalinë si vijon:

“Në fakt, Serbia ‘de fakto’ veç e ka njohur Kosovën si shtet. Por, pritet durim, përkushtim, pritet edhe kohë, duke pritur edhe ‘de jure’. Është e pashmangshme njohja e Kosovës si shtet nga Serbia dhe autoritetet e Beogradit janë shumë të vetëdijshme për këtë fakt,” – u shpreh në atë kohë kryeministri i Kosovës.

Thaçi në atë intervistë, po ashtu akuzonte para-ardhësit e tij se nuk kishin bërë mjaftueshëm për të shtrirë autoritetin e shtetit në veri të Kosovës.

“Të gjithë ata që kanë folur me zëra të ashpër për veriun e Mitrovicës, kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale dhe nuk kanë menduar aq shumë kur kanë qenë bartës të institucioneve për këtë çështje…” – kishte thënë z. Thaçi.

Kujtojmë se në atë dhjetor, Thaçi po e përmbyllte vitin e parë si kryeministër i Kosovës në Qeverinë Thaçi I.

“Koncesion i madh”

Zv. Kryeministri Besnik Bislimi e ka cilësuar si “koncesion të madh” mungesën e njohjes në propozimin evropian.

“Le të themi që ne e kemi bërë një koncesion të madh, jo kompromis. Koncesion nënkupton që ne jemi dakorduar me palën evropiane se për aq kohë sa pala evropiane nuk i ka karrotat dhe shkopinjtë e domosdoshëm për të detyru Serbinë që të jetë konstruktive – ata nuk e kanë mundësinë ta sjellin Serbinë në tavolinë për me finalizu marrëveshjen me njohje reciproke…” – ishte shprehur z. Bislimi në fjalën e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit