15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Serbia e informon Rusinë për rrjedhën e dialogut të Brukselit

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, priti sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Botsan-Kharchenko me të cilin ka biseduar për situatën gjeopolitike si dhe marrëdhëniet serbo-ruse.

Siç bën të ditur presidenca serbe, Vuçiq e informoi diplomatin rus për  ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për hapat e ndërmarrë nga Serbia.

Ai theksoi se “Serbia do të mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si rrugë e vështirë por e vetme për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”.

Ata diskutuan edhe për situatën në rajon, ndërsa Vuçiq theksoi siç thuhet në njoftim  “përkushtimin e Serbisë në politikën e paqes dhe bashkëpunimit, për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Vuçiq dhe Botsan-Kharchenko folën edhe për fushën e energjisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit