16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Senatori francez arrestohet se drogoi një deputete me qëllimin që ta përdhunonte

- Advertisement -

Një senator francez është arrestuar dhe marrë në pyetje nga policia mbi dyshimet se ka droguar një deputete me qëllimin që ta përdhunojë ose sulmojë seksualisht.

Joel Guerriau, politikan i “Les Independants”, u arrestua në shtëpinë e tij në Paris.

Zyra e Prokurorit të Francës i ka thënë AFP-së se Guerriau është marrë në pyetje për “dhënien e një substance një personi, pa dijeninë e tyre, që mund të kontrollojë veprimet e tyre që të kryejë përdhunim ose sulm seksual”.

Gruaja dyshohet se u sëmurë pasi piu diçka në shtëpinë e Guerriaus. Ajo nuk është në marrëdhënie me senatorin. Prokurorët thanë se testimet kanë treguar se në gruan kishte prezencë të ekstazisë. Në shtëpinë e tij, policia gjeti ekstazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit