Selimi për aktgjykimin e Hagës: U dënuan vetëm se janë shqiptarë

- Advertisement -

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka komentuar në Debat Plus aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke shprehur bindjen se dënimi i tyre lidhet me përkatësinë e tyre shqiptare dhe me, siç tha ai, dëmtimin e shtetësisë së Kosovës.

Selimi ka theksuar se beteja ligjore ende nuk ka përfunduar dhe ka shprehur pritjen e tij që vendimi të kundërshtohet në shkallën e apelit.

“Vetëm se janë shqiptar. Dhe vetëm se të dëmtohet shtetësia e Kosovës. Mirëpo, beteja ligjore nuk ka përfunduar. Shpresoj dhe besoj që në apel të gjitha këto pika do të rrëzohen, e në veçanti organizata e përbashkët kriminale”, ka deklaruar Selimi.

Të ngjashme

Të fundit