“S’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së”: Osmani zbulon çka u diskutua në mbledhjen e LDK-së

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të votonin Bekim Sejdiun për President, ka thënë se nuk do të votonte as President të LDK-së.

Në Rubikon të Klan Kosova, ish-presidentja Osmani tha se për këta gjashtë deputetë, s’ka pasur fare rëndësi emri, sepse ata, sipas saj, do të bllokonin secilin emër.

“Neve çka na është thënë në takimin e Grupit Parlamentar, në fund të fundit, s’do të kishte fare rëndësi se kush është emri. Do ta bllokonin çdo emër. Dhe kur dëgjon gjëra të tilla, e kupton se s’ka pasur fare rëndësi se sa përpiqesh, se për çfarë emri flet… bile bile për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, tash ndërruan mendjen dhe thanë nuk do t’i votonin të gjithë që do të vinin nga LDK-ja, Është brishtësi”.

“Disa të tjerë thanë as nga LDK-ja ne nuk do ta votonim çdokënd. E se për kë e kanë pasur fjalën saktësisht, ju mund të supozoni”, u shpreh ish-presidentja.

Të ngjashme

Të fundit