Lionel Scaloni mund të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Argjentinës, pas sukseseve të mëdha të arritura në vitet e fundit.
Nën drejtimin e tij, Argjentina ka fituar Copa America dhe Kupën e Botës, duke u rikthyer në majat e futbollit botëror.
Për këtë arsye, Federata Argjentinase e Futbollit i ka ofruar Scalonit kontratë të re deri në Copa America 2028, me mundësi vazhdimi deri në Kampionatin Botëror të ardhshëm.
Tash mbetet të shihet nëse trajneri argjentinas do ta pranojë ofertën dhe do të vazhdojë punën në krye të “Albiceleste”.






