16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Sanksionet kundër Rusisë- Vjen kërkesa e kryeministrit polak për Gjermaninë

- Advertisement -

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i ka kërkuar Gjermanisë të ndërmarrë veprime më vendimtare për sanksionet kundër Rusisë.

Morawiecki po viziton Berlinin këtë pasdite dhe tha se “nuk ka kohë për egoizmin që shohim edhe këtu në Gjermani”.

“Sot nuk ka kohë për egoizmin që shohim edhe këtu në #Gjermani. Kjo është arsyeja pse erdha te @OlafScholz për të tundur ndërgjegjen e Gjermanisë në mënyrë që ata të vendosin për sanksione të forta dhe dërrmuese që do të ndikonin në vendimet e Putinit”, ka shkruar kryeministri polak në Twitter.

Shumë vende evropiane kanë kërkuar që Rusia të shkëputet nga sistemi financiar ndërkombëtar SËIFT, por mendohet se Gjermania është një nga pengesat kryesore për ta bërë këtë të ndodhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit