4.8 C
New York
Thursday, December 19, 2024

Buy now

Samiti BE – Ballkani Perëndimor, Osmani kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës: Janë të padrejta dhe joevropiane

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se në samitin BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ka vlerësuar se këto masa janë të padrejta dhe joevropiane.

Në profili e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se në diskutime me liderët e institucioneve të BE-së ka kërkuar që të shqyrtohet menjëherë aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:
* E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;
* Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;
* Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;
* Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit