Real Madrid duhej vetëm të fitonte ndaj Valencias dhe këtë gjë bëri, pasi “Los Blancos” triumfuan në Bernabeu me shifrat 5-1.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-0, ku një gol nga Carvajal në minutën e 3’ dhe nga Vinicius Jr në minutën e 42’, bënë që vendasit të shkonin në dhomën e zhveshjes të qetë.
Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi Reali shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë që në fillim të fraksionit të dytë. Vinicius Jr ishte përsëri autor në minutën e 49’ dhe më pas Rodrygo në minutën e 50’, ndërsa ky i fundit shënoi dhe të pestin në minutën e 84′. Valencia shënoi golin e vetëm në minutën e 88′ me anë të Duro.
Këto tre pikë ishin shumë të rëndësishme për skuadrën e Ancelottit, pasi kështu vazhdojnë ndjekjen nga pas të Girona që kryeson tabelën aktualisht me 34 pikë, ndërsa “Los Blancos” renditen të dytët me 32 pikë./