Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj rënies së prodhimit të energjisë elektrike në vend, duke theksuar se blloqet B1, A3 dhe A5 nuk janë në prodhim.
Sipas tij, në kulmin e sezonit veror, kur në Kosovë ndodhen mërgata, turistët e festivalit Sunny Hill dhe vizitorë të aktiviteteve të tjera, prodhimi i energjisë ka rënë nën 50 për qind.
Sadiku vlerëson se situata nuk është thjesht një problem teknik, por pasojë e keqmenaxhimit, mungesës së planifikimit dhe dështimit në mirëmbajtjen e kapaciteteve energjetike.
“Çfarë amaterizmi. Çfarë keqqeverisjeje. Çfarë keqmenaxhimi”, ka shkruar ai.






