11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Rusia planifikon të përfundojë riparimin e urës së Krimesë nga korriku i vitit që vjen

- Advertisement -

Qeveria ruse ka njoftuar se planifikon që riparimet në urën e Krimesë të përfundojnë më 1 korrik të vitit 2023. Për lajmin, mediat citojnë një dekret të publikuar në portalin e qeverisë në vend.

Kujtojmë se ura rrugore dhe hekurudhore u dëmtua rëndë nga një shpërthim fundjavën e kaluar. Rusia ka fajësuar shërbimet e sigurisë të Ukrainës për sulmin, i cili dyshohet se është kryer me një bombë të fshehur brenda një kamioni.

Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, thotë se kompania Nizhneangarsktransstroy është emëruar si kontraktori i vetëm për restaurimin dhe rindërtimin e urës së Krimesë. Në dekret thuhej se “afati i fundit për lidhjen e kontratave shtetërore për kryerjen e punës së specifikuar është 1 korriku 2023”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit