29.3 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

NATO javën e ardhshme nis stërvitjet bërthamore

- Advertisement -

Aleanca ka bërë të ditur se stërvitjet bërthamore të NATO-s, do të zhvillohen nga java e ardhshme mbi Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut dhe Belgjikë.

Trajnimi vjetor, do të vazhdojë pavarësisht nga përshkallëzimi i tensioneve me Rusinë dhe frika se Vladimir Putin mund të konsiderojë një sulm të vërtetë bërthamor në Ukrainë.

Në mënyrë të pazakontë, NATO ka nënvizuar këtë fakt shumë më përpara se të vinte koha për stërvitjet. E siç duket kjo ka qenë një përpjekje për të garantuar transparencë dhe për të zvogëluar rrezikun e ndonjë keqkuptimi në lidhje me stërvitjet sekrete dhe shumë të ndjeshme.

Aleanca ka njoftuar se në këto stërvitje do të marrin pjesë forca ajrore nga 14 vende me deri në 60 avionë që do të operojnë mbi Evropën veriperëndimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit