9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Rusia mund të kryejë sulme kibernetike ndaj rrjetit energjetik në Kosovë, thotë admirali i pensionuar amerikan

- Advertisement -

James Stavridis, admiral në pension i marinës amerikane, njëherësh ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-s, ka paralajmëruar se Rusia mund të zhvillojë luftë hibride në Ballkan.

Në një opinion të botuar në “Bloomberg”, Stavridis ka thënë se Kremlini mund të nisë sulme kibernetike ndaj rrjetit energjetik në Kosovë.

“Krahas forcave të stabilizimit, NATO duhet të jetë e ndërgjegjshme për përdorimin e të ashtuquajturës luftë hibride të Rusisë. Putini është i mirë në përdorimin e mediave sociale, fushatave të dezinformimit dhe propagandës pro-ruse për të krijuar tensione jashtë kufijve të tij. NATO duhet të përdorë rrjetet e veta të informacionit për të ekspozuar dhe kundërshtuar këto narrativa të rreme. Nëse rusët vendosin të ngrisin nivelin, ata mund të përdorin sulme kibernetike kundër rrjeteve të energjisë dhe objektivave të tjera jetike në Kosovë dhe pjesët joserbe të Bosnjës. Kjo do të krijonte konfuzion dhe do të rriste pakënaqësinë sociale. NATO mund të sigurojë sisteme më të mira të mbrojtjes kibernetike për aleatët dhe miqtë e Ballkanit”, ka paralajmëruar admirali në pension, Stavridis.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kremlini është duke e zhvilluar një luftë të paligjshme në Ukrainë, por kreu i saj, Vlladimir Putin, ka një objektiv tjetër shumë tërheqës, që sipas tij është Ballkani Perëndimor.

Stavridis thotë se, ndonëse në katër shtete të Ballkanit janë anëtarë të NATO-s, Rusia i synon Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Admirali amerikan në pension thotë se Putini po kërkon të përfitojë nga historia e papërfunduar e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Megjithatë, ai thotë se, edhe pse Kosova nuk është në NATO, në këtë vend ka mijëra paqeruajtës të NATO-s. Thotë po ashtu se “Putini po e inkurajon qartë Serbinë që të bëjë presion mbi qeverinë e Kosovës të mbështetur nga NATO”.

Stavridis thotë se Putini po punon gjithashtu “për të destabilizuar qeverinë e lëkundur të Bosnje-Hercegovinës, e cila është e ndarë në një presidencë trepalëshe të çuditshme me një përfaqësues të secilës prej tre zonave kryesore etno-fetare”.

“Aktori politik më me përvojë është Dodiku, i cili është i lidhur ngushtë me Moskën. Edhe një dekadë më parë, ai më thoshte për nevojën e shkëputjes së Republikës Serbe, e cila do të shkatërronte në mënyrë efektive vendin. Pjesa e tij më pas do të bashkohej me vetë Serbinë, duke krijuar një shtet më të madh serb, të cilin Putini do ta miratonte me kënaqësi”, deklaron në këtë opinion admirali Stavridis.

Më tej, ai e citon admirali në pension Mark Montgomery: “Kjo është e njëjta lloj sfide me të cilën u përballëm një dekadë më parë – Putini përfiton nga përzierja e tenxheres diku tjetër në Evropë, duke u përpjekur të dobësojë besueshmërinë e NATO-s dhe të na largojë nga mbështetja e Ukrainës”, citon Stavridis të ketë thënë Mongomery.

“Për fat të mirë, Perëndimi ka opsione. Për momentin, ideja e vendosjes së batalioneve të NATO-s në Ukrainë nuk ka gjasa. Në këtë mënyrë, rritja e nivelit të trupave të dislokuara në Kosovë tani, dhe paraprirja e trazirave që Putini po përpiqet të nxisë, është e mundur dhe ka kuptim strategjik. Të bësh këtë do të ishte një shembull i një ndarjeje efektive rajonale të përpjekjeve brenda aleancës: vendet e NATO-s në Ballkan dhe në fqinjësi (p.sh. Greqia dhe Italia) mund të fokusohen në atë rajon. Anëtarët e Evropës Lindore dhe Nordike mund të udhëheqin përpjekjen e Ukrainës. Vendet e mëdha në perëndim – Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe ShBA-ja – kanë burime të mjaftueshme për t’u përfshirë në të dyja”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit