E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti ka thënë se nuk ndihet pjesë e kalkulimeve të kësaj partie.
Ajo në një konferencë për media, u shpreh se e mori vendimin në momentin e fundit, derisa konfirmoi se rrugëtimin do ta vazhdojë në organizatën e saj, e jo në politikë.
“Asnjë moment s’e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve, s’do të isha sot këtu. Pasi e kam parë që janë konsumu të gjitha mundësitë dhe propozimet, dhe prandaj kur jam ulë me bisedu pas shumë kërkesave, jam ulë dhe e kam pa vetën që mund të jem person unifikues pasi kam bashkëpunuar me të gjithë qeveritarët e mëhershëm.
Unë përfaqësoj një organizatë, na keni ndjek në rrugëtimin tonë 30 vjeçar, adresa ime do të vazhdojë atje, e bëra këtë lëvizje vetëm me i kontribu vendit me idale nga ky ngerc politik.
Kam vendosur dje pasdite, ka qenë momenti i fundit, edhe koha për me bashkëbisedu me partitë opozitare ka qenë e limituar. Ka pasë shkëmbime jo direct, po përmes individëve të ndryshëm. Të gjithë partitë më njohin, kam bashkëpunu me të gjithë liderët politikë”, ka thënë ajo.






