Abdixhiku reagon pas dështimit të zgjedhjes së presidenti: : Koha e njerëzve që e duan Kosovën pa dramë e pa propagandë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri.

Ai ka thënë se pushteti me 51% ka kërkuar nënshtrim.

“Ne zgjodhëm Republikën. Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan. Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin.”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe Osmanin.

“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës. Ky është dallimi i madh mes nesh.”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, ka thënë se këtë dallim do ta vulosë dhe do ta zgjedhë vetë populli i Kosovës.

“Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi! ✌”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit