15.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Rrustemi: LDK mashtron kur thotë se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

- Advertisement -

Sipas tij, edhe pse LDK-ja thotë që do t’i votojë në realitet jo të gjithë deputetët marrin pjesë në seancë ose shkojnë aq sa nuk bëhen as 80 vota për t’i kaluar ato marrëveshje.

“Edhe kur thotë LDK që do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk vijnë të gjithë deputetët në sallë, vijnë as sa nuk bëhen 80 vota për t’i kaluar. E kanë sa për ta mashtruar opinionin publik”, ka thënë Rrustemi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Rrustemi, ka mohuar se VV-ja ka problem me numrat në votimin e ligjeve pasi ka thënë se ata kanë mjaftueshëm për të pasur kuorum që të mbahet seanca se siç u shpreh ‘projektligjet kalojnë edhe me më pak vota’.

“Ne aktualisht jemi 61 deputetë marrë parasysh këto largimet që kanë ndodhur, në koalicionin e gjerë qeverisës jemi 61 mjaftueshëm për të pasur kuorum që të mbahet seanca, pastaj projektligjet kalojnë edhe me më pak vota, çështja është që të jenë 61 që marrin pjesë në votim qoftë edhe nëse votojnë për, abstenojnë ose votojnë kundër”, ka shtuar ai.

Të hënën, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se LDK-ja e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato, siç u shpreh ai, për aq sa varet nga ta.

“Sa i përket vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar që janë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për aq sa varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit