Rrustem Mustafa për UÇK-në: Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke vlerësuar lart rolin dhe organizimin e UÇK-së gjatë luftës.

Mustafa ka thënë se UÇK-ja ruajti pastërtinë morale dhe organizative, ndërsa ka theksuar se udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria.

Në postimin e tij, ai ka veçuar edhe figurën e komandantit Zahir Pajaziti, të cilin e ka cilësuar si shembull të heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Trashëgimia e Saj. UÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes. Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar UÇK-në si një nga formacionet më të suksesshme kryengritëse në historinë moderne.
Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria. Komandanti Zahir Pajaziti qëndron si shembull i heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Trashëgimia e Saj

UÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes.
Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar UÇK-në si një nga formacionet më të suksesshme kryengritëse në historinë moderne.
Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria.
Komandanti Zahir Pajaziti qëndron si shembull i heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë.

Të ngjashme

Të fundit