9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Rron Gjinovcit i dhemb që Kurti s’është ftuar në takim për Asociacionin: Kërkesë e Serbisë

- Advertisement -

Ambasada Amerikane të hënën do të mbajë një takim ekskluziv për Asociacionin, ku me sa dihet deri më tani, nuk është ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Teksa vetë Kurti më herët ka konfirmuar që nuk ka marrë një ftesë për në takim, duke thënë se “ata që janë ftuar, le të shkojnë në takim e le të diskutojnë”, duket se pak i ka mbetur hatri edhe aktivistit Rron Gjinovci.

Duke shkruar në Facebook, Gjinovci ka thënë se injorimi i Kurtit është favorizim i një kërkese direkte të Serbisë.

“Pse ambasada amerikane në Prishtinë organizon takim për Asociacionin duke e injoru Kryeministrin e vendit e duke e favorizu një kërkesë direkte të Serbisë në negociata,” – ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se një takim të ngjashëm nuk po e organizon ambasada amerikane në Beograd për njohjen e Kosovës duke e injoruar presidentin Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit