-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Rritet numri i azilkërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së, mbi 3 900 kërkesa në 7 muajt e parë të vitit

- Advertisement -

Një raport i Komisionit Evropian konstaton se në vitin 2024 është rritur numri i kërkesave të pabaza  të shtetasve të Kosovës për të azil në vende në shtetet anëtare.

Sipas raportit janë 3.905 kërkesa që janë paraqitur për azil gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2024.

Kjo nënkupton 108% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Si pjesë e iniciativave të ndërmarra për të adresuar këtë çështje, Kosova dhe grupi lokal i bashkëpunimit Shengen kanë iniciuar diskutime për të krijuar një mekanizëm të shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve të Shteteve Anëtare (përfshirë misionet diplomatike lokale) dhe autoriteteve të Kosovës me qëllim të monitorimit të tendencave të migrimit të parregullt dhe azilit.

Ka shtete të Bashkimit Evropian që kanë shprehur shqetësim për indikacionet që “kosovarët po keqpërdorin liberalizimin e vizave”.

Siç thuhet në raport kjo nismë përfshin gjithashtu rindezjen e fushatës së komunikimit të brendshëm të Kosovës për të informuar rreth të drejtave dhe detyrimeve që aplikohen për të udhëtuar në zonën Shengen dhe Kosova duke u angazhuar në mënyrë bilaterale me shtetet anëtare më të prekura të BE-së.

Vizat për kosovarët u liberalizuan në janar të vitit 2024, gjë që nënkupton që shfrytëzimi i kësaj të drejte nuk nënkupton edhe të punosh në Zonën Schengen.

Kosova kishte kaluar në një proces të gjatë të liberalizmit të vizave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit