Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar duke shprehur mbështetje për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në veçanti për Hashim Thaçin, pas vendimit dënues për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Ajo ka theksuar se, sipas saj, asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë atë që e cilëson si historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Idealet kombëtare nuk mund të arrestohen. Patriotizmi dhe trimëria jote dhe e liderëve të tjerë të UÇK-së sollën pavarësinë. Asnjë gjykatë dhe asgjë nuk e ndryshon historinë tonë të lavdishme të krijimit të shtetit të Kosovës dhe mposhtjen e armikut serb”, ka shkruar ajo.
Tahiri ka thënë gjithashtu se padrejtësinë ndaj të akuzuarve do ta kundërshtojnë deri në pafajësi.
“Padrejtësinë ndaj jush do ta kundërshtojmë deri në pafajësi”






