Studentët janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në duar ata kanë pankarta me mbishkrimet “Jo në emër të studentëve” dhe “Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë”, ndërsa nga turma dëgjohen edhe thirrje “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke!”.
Protestat në Prishtinë kanë nisur që nga dita e djeshme, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Që nga publikimi i vendimit, qytetarë, veteranë, studentë dhe grupe të ndryshme janë mbledhur në protesta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit dhe duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.






