19.7 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

“Rrezikuan t’i mbyllin 16 mijë minimarkete”: Krasniqi i quan “injorant të mëdhenj” në ekonomi qeverinë

- Advertisement -

“Recetë me i mbyllë 16 mijë minimarkete në Kosovë”, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, referuar Ligjit për Çmime Tavan të shtyrë para nga Qeveria e Kosovës e që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Krasniqi ka thënë se “janë rrezikuar me mbyllje 16 mijë minimarkete” në Kosovës po të kalonte ky ligj, i cili u sfidua kushtetuetshmërisht – suksesshëm – nga PDK-ja.

“Qysh mendojnë me bë ekonominë këta o burrë? Ky njeri mendon që duhet me kontrollu gjithçka, ka dasht m’i kontrollu e m’i mshel edhe minimarketat. Ne jemi mundu m’i ndalë e ju kemi thanë ‘a e dini çka jeni tu bë?’ 16 mijë minimarketa kanë rreziku mu mbyll në Kosovë sikur të kalonte Ligji për Çmimet Tavan e këta sot thojnl ‘eh, sherri i ligjeve çmimeve tavan janë çmimet e larta’”, tha Krasniqi.

“Këtë as injorantët e ekonomisë nuk ish dasht me fol diçka të tillë. Marketet e mëdhaja kanë hesap me punu me margja minimale, me dy centë fitim mundet me ta shit produktin, por marketet e mëdhaja në fshatra e në lagje, ata s’munden me mbijetu. E këta dojshin me ia caktu sa kilogramë oriz guxon m’i majt, ose eki obligim, cilin çmim me shumë,. Ka qenë recetë me i mbyllë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit